Japonia nga 25 marsi i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

by Nexhat

“Shteti i Japonisë nga 25 marsi do t’i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare”, ka njoftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të merkurën.

Këtë njoftim ai e dha pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

banner

Pos tjerash ai përmendi edhe çështjen e pasaportave diplomatike, ku poseduesit e tyre pas 25 marsi mund të udhëtojnë lirshëm në Japoni, pa viza.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka thënë Kurti ndër tjerash, fjalën të cilën e ka transmetuar zyra e kryeministrit

Kurti ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, duke shpresuar në thellimin e tyre. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy