Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Libanin jugor. Deklarata shqetësuese kundër planit për ofensivë tokësore në Rafah

by Merita

Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet e djeshme izraelite në Libanin jugor, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13. Këtë e ka bërë të ditur një burim lokal i Kryqit të Kuq, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, kryeministrat e Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re thanë se ishin “seriozisht të shqetësuar nga indikacionet se Izraeli po planifikon një ofensivë tokësore në Rafah”.

banner

“Një operacion ushtarak” në qytetin jugor të Rripit të Gazës – thuhet në deklaratë – “do të ishte katastrofik. Rreth 1.5 milionë palestinezë po strehohen në zonë, duke përfshirë shumë nga qytetarët tanë dhe familjet e tyre”. (BW)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy