Hovenier: Është shumë e rrallë që SHBA-ja ta kritikojë Kosovën në OKB dhe që O’Brien, shefi i Escobarit dhe i imi ta japë atë intervistë

by Nexhat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dha disa shembuj të ndikimit që pati në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbatimit të rregullores që e heq dinarin serb nga përdorimi në vend.

Hovenier tha në një konferencë për media se është shumë e rrallë që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja ta kritikojë Kosovën, gjë që ndodhi në mbledhjen e fundit ku kryeministri Albin Kurti mori pjesë,

“Do t’ju jap disa shembuj. Është shumë e rrallë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit të thotë gjëra kritike për një qeveri të Kosovës. Ambasadorja Thomas Greengield e bëri këtë”, tha Hovenier.

Ai përmendi edhe deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien se po rrezikohet partneriteti, duke kujtuar se ai e bën punën që Richard Holbrooke e bënte në vitet ’90 me marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë

“Është shumë e rrallë për Ndihmës Sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien tani por që t’ua kujtoj se sa e rëndësishme është ajo punë kur ne po e negocionim Marrëveshjen e Dejtonit, që Ambasadori Holbrooke e mbante në atë kohë si Sekretar i Shtetit për Europën. Pra, Jim O’brien tani mban punën që Rich Holbrooke e mbante në mesin e viteve ’90 duke e bërë Dejtonin. Pra, për atë individ, shefin e Escobarit, shefin tim, ta jepte një intervistë me tonin dhe përmbajtjen që ai dha… Kjo është shumë e rrallë”, tha Hovenier.

“Dhe kështu, mendoj se kjo tashmë reflekton një problem dhe shpresa jonë është ta ndalojmë këtë”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier tha se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë ndonjëherë”.

“Ndërsa presim të festojmë të shtunën përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mezi pres të jem i pranishëm për ta festuar atë që është arritur së bashku. Por kjo do të shërbejë vetëm për të nënvizuar deri diku se sa i mundimshëm është ky moment që qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Kështu që unë dua të shmang gjëra të tilla”, theksoi Hovenier

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy