Azemi për deklaratat e Blinken dhe Hovenier: Një flakaresh i rrallës për Kosovën për faj të pamaturisë së Kurtit

by Nexhat

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar deklaratën e sekretarit amerikan Antony Blinken që po qëndron në Tiranë dhe ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier i cili u deklarua në Prishtinë.

Sipas Azemit, kjo është edhe një “flakaresh i rrallës për Kosovën për faj të pamaturisë dhe arrogancës të një kryeministri”, që sipas Azemit “sillet si adoleshent i llastuar”

banner

“Shqipërinë e vizitoi sot Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, dhe qëndroi aty më gjatë se secili parardhës i tij që ka mbajtur këtë pozitë. Ai në Tiranë foli për progresin e Shqipërisë si shtet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të saj aktualisht me ShBA-në. Kurse, nga atje Kosovës iu bë apel që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme, e kjo për të satën herë”.

“Ironikisht, në të njëjtën kohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ftoi konferencë për media për t’ia tërhequr vërejtjen edhe një herë Qeverisë për veprimet e njëanshme të përsëritura. Sërish u tha se hapat e ndërmarrë nga kryeministri Albin Kurti kanë dobësuar raportet Kosovë-ShBA dhe se këto veprime kanë shqetësuar edhe vendet e tjera që mbështetën shtetin tonë”

“Edhe një flakaresh i rrallës për Kosovën për faj të pamaturisë dhe arrogancës të një kryeministri që sillet si adoleshent i llastuar. Një popull po paguan faturën e marrëzive të këtij kryeministri. Kjo është e dhimbshme dhe duhet të marrë fund sa më shpejtë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy