“Kosova si anija Titanik, SHBA si shkëmb i madh”, Haradinaj: Kryeminstri Kurti me vetëdije po do t’i përplas

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë për RTK-në ka thënë në mënyrë simbolike se Kosovë është një anije që Kurti dëshiron ta përplasë, pas presionit amerikan me rastin e ndalimit të dinarit.

“Kosova është një Titanik, një anije e madhe, por që kryeministri Kurti me vetëdije po dëshiron ta përplasë me një shkëmb të madh, pra me Amerikën. Do të ishte tragjike për ne, sjellja e veprimet e tij janë gabim, do të varet nga ne të tjerët se a do ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj në “Info Plus” të RTK-së.

banner

Ai ka thënë se pret që edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken të ketë qëndrime të njëjta si të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, rreth rregullores së re të BQK-së.

“Paraqitja e këtillë e jashtëzakonshme e ambasadorit po vjen në kohën kur në Tiranë është sekretari Blinken. I pres po të njëjtat që i tha ambasadori, këto janë qëndrimet e sekretarit Blinken të shprehura nga përfaqësuesi më i lartë i flamurit amerikan në Kosovë, ambasadori Hovenier”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy