Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausda thotë se lideri opozitar rus, Alexei Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit. Nausda tha se ishte “shumë e qartë” se Navalny nuk vdiq.
Ai tha: “Unë mendoj se regjimi i Kremlinit po i dërgon një sinjal shoqërisë ruse dhe po i frikëson ata dhe po përpiqet të tregojë se nëse kundërshtohen do të përballen me të njëjtin fat”.
Udhëheqësi lituanez tha gjithashtu se regjimi ishte “brutal” dhe “agresiv” dhe BE-ja duhet “të ndërmarrë më shumë veprime”. “Është absolutisht e qartë se retorika e fortë nuk mjafton dhe ne duhet të ndërmarrim më shumë veprime,” tha ai.
“Ne jemi shumë të ngadaltë dhe bëjmë shumë pak për të mbështetur Ukrainën në fushën e betejës”, shtoi më tej./BW