“Përshkallëzohet deri në konflikte fizike në mjediset shkollore”, analiza: Shqipëri, shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve

by Nexhat

Në Shqipëri po përhapet me shpejtësi na radhët e të miturve një prej formave të dhunës që quhet bullizmi kibernetik. Përfaqësues të stafeve mësimore dhe vetë të miturit thonë për Zërin e Amerikës se kjo dhunë e ka zanafillën në rrjetet sociale e cila në mjaft raste përshkallëzohet deri në konflikte fizike në mjediset shkollore

Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe minimizimin e pasojave ndërsa drejtues të Ministrisë së Brendshme thanë se po punojnë për plotësimin e boshllëqeve ligjore në varësi të zhvillimeve teknologjike.

Në Shqipëri dhuna online, me të gjithë elementët e saj mes të miturve, po shkakton një shkallë të gjerë shqetësimi, në strukturat arsimore, policore dhe në komunitetin e prindërve.

Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Whatsapp, YouTube, TikTok, Instagram apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit.

Në mjaft raste të miturit bien pre e kërcënimeve, fyerjeve, lojrave të papërshtatshme për moshën apo bullizimit nga bashkëmoshatarët e tyre, gjë që më pas reflektohet në sjellje agresive dhe konflikte fizike mes tyre në mjediset e shkollës

Ky shqetësim ishte pjesë e një seance të tensionuar edhe në komisionin e sigurisë juridike në Senatin Amerikan pak kohë më parë, ku ishin thirrur për të dëshmuar drejtues të disa platformave sociale. Ata u vunë në qendër të kritikave të ligjvënësve amerikanë dhe aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve se nuk po bëjnë mjaft për të mbrojtur fëmijët.

Zëri i Amerikës arriti të sigurojë disa postime të të miturve shqiptarë në këto rrjete, pjesë e hetimeve të policisë, ku dallohet qartë përmbajtja e një dhune të ashpër.

Ajo që sot vihet re dhe raportohet më së shumti, nga stafi mësimor dhe policia janë rastet në rritje kur konfliktet online, si sharjet, fyerjet, shantazhi apo bullizmi vazhdojnë më tej në mjediset e shkollës ku shpeshherë kthehen në konflikte fizike.

Disa nxënës të një shkolle të mesme në Tiranë që kërkuan të mbeten anonim, i thanë Zërit të Amerikës se rrjetet sociale po keqpërdoren gjithnjë e më shumë nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Kemi degradime të plota, ka patur dhe konflikte. Kemi shtim të rasteve. Është një rrezik i madh që këto raste mund të shtohen më shumë në të ardhmen. Ka një shpërndarje relativisht të dallueshme të gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale, edhe pse ka një sasi të vogël të empatisë, në përgjithësi ka një gjuhë urrejtje që përhapet edhe në shkollë” – u shpreh një nxënës i një shkolle të mesme në Tiranë.

“Ka raste që mes të rinjve në rrjetet sociale ka bullizëm. Ka raste që transferohet më pas dhe në shkollë” – shtoi një nxënese tjetër e një shkolle të mesme në Tiranë.

Një tjetër nxënës tregon se gjuha e ashpër online, përhapet në shkollë me sharje, fyerje dhe goditje.

Rritja e rasteve të dhunës në rrjete sociale mes të miturve, e cila më pas vijon në mjediset shkollore, pranohet edhe nga autoritetet shtetërore dhe stafet pedagogjike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy