KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024, ja sa para merr PS dhe PD. “Rithemelimi” asnjë lekë

by Nexhat

KQZ ka ndarë sot fondet për vitin 2024, 11 parti politike marrin 345.6 milionë lekë. Partia më e madhe që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë. Ndërkohë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647, PR 11.488.669. Sakaq, “Rithemelimi” i Berishës nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy