Pejë: Po bënin gara ilegale, dy shoferet gjobiten me nga 500 euro

by Merita

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të një plani operativ në komunikacion, ka zënë në flagrancë dy persona duke bërë gara ilegale në Pejë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 shkurt 2024, pas orës 21:00. Vozitësve iu është shqiptuar gjoba në shumën prej 500 euro dhe nga pesë pikë negative.

banner

Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.

“Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”.

Ndërsa, në magjistralen Pejë-Deçan-Gjakovë, në Rastavicë bëhet e ditur se janë identifikuar dy raste të vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke rrezikuar trafikun rrugor.

Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 euro dhe një pikë negative.

Ndryshe, një 28-vjeçar ka ndërruar jetë më 25 janar 2014 teksa po bënte gara me veturë, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona. F.A. dhe B.A., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, dhe i dyshuari L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy