Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

by Merita

Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

banner

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.

Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy