Pamje nga festa e madhe e tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll

by informim

Qyteti i Pejës nuk ka fjetur deri në orët e hershme të mëngjesit pas festës së madhe që erdhi me triumfin e tyre në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja është kampione e Kosovës. Në një super finale shumë interesante dhe dramatike, verdhezinjtë kanë mundur Trepçën në ndeshjen e pestë për të çuar rezultatin përfundimtar 3-2.

banner

Fitorja në ndeshjen e zhvilluar në palestrën Minatori erdhi në vazhdime dhe me rezultat 91:93 (17:21, 17:15, 24:22, 19:19, 14:16), duke qenë njëra nga finalet më interesante të pasluftës në basketbollin e Kosovës

Me të fituar ndeshjen, lojtarët e Pejës vrapuan drejt zhveshtores pas hedhjes së gjësendeve në palestër nga tifozët vendas dhe vetëm pas zbrazjes së sallës, ata dolën jashtë për ta marrë në duar trofeun e dhënë nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Pas festës në palestrën Minatori, lojtarët dhe stafi i Pejës nuk humbën kohë dhe u nisën menjëherë drejt qytetit të tyre, ku ishin duke u pritur nga qindra tifozë verdhezinjë.

Qyteti ishte mbushur me njerëz që prisnin kampionët për të festuar së bashku triumfin e edicionit 2022/23 apo titullin e parë pas një dekade.

Festa ishte e madhe e madhe me këngë dhe mjete piroteknike nga qytetarët që kishin ‘pushtuar’ rrugët e ndryshme të qytetit.

Ky ishte titulli i shtatë në historinë e klubit nga “Karagaqi”.

Telegrafi më poshtë u sjell disa video dhe fotografi nga festa e tifozëve në qytetin e Pejës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdini.begolli%2Fvideos%2F960039411695432%2F&show_text=true&width=560&t=0

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy