Rama me kritika të forta për të tijtë në Asamblenë e PS, zbardhen kërkesat për disa drejtues, i pakënaqur me Dibrën, Vlorën e Gjirokastrën

by Nexhat

Më dyer të mbyllura, kryeministri Rama ka mbledhur këtë të mërkurë Asamblenë e PS, e cila pason pas një tjetër mbledhjeje 10 ditë më parë

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se gjatë kësaj mbledhjeje e cila është zhvilluar online, por që kreu i qeverisë ka qenë në selinë rozë, ka deklaruar ndër të tjera se në Vlorë gjendja me anëtarësinë është shqetësuese.

banner

Rama ka thënë se deputetët duhet që të bëjnë një proces real të të dhënave. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka kërkuar që për barazinë gjinore, në Dibër duhet të ndërtohet një skemë.

Gjirokastra për Ramën është qarku më problematik sa i takon anëtarëve joaktive

“Nuk mungojë njerëzit që duan të anëtarësohen në PS. Duhet të hapen dyert”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Ai ka shtuar po ashtu se aktiviteti dixhital është pjesë e punës dhe se duhet të dominojnë mjedisin publik politik në rrjetet sociale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy