Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin si kandidat i BDI-së për President të Maqedonisë së Veriut

by engel

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot përmes platformës së facebook-ut ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti. Në bllokun shqiptar, do të kemi dy kandidatë për president, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga opozita.

banner

Edhe LSDM dje e kishte prezantuar se edhe ata do të kenë kandidatin e tyre për president sikurse edhe partitë tjera opozitare si VMRO dhe Levizja Evropiane per Bashkim po ashtu do të kenë kandidatin e tyre për president.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy