U fol shumë për peshën e Adriana Limas pas lindjes së fëmijës së tretë dhe një nga femrat më të bukura në botë nuk i përfilli komentet dhe e shijoi mëmësinë.
Tashmë manekinia e njohur është gati të rikthehet në pistë, ajo i është rikthyer një diete të shëndetshme dhe u është përkushtuar ushtrimeve.
Rezultatet janë të dukshme dhe Lima e transformoi figurën e saj në vetëm disa javë dhe një ushtrim që e ruan figurën e saj prej vitesh është përgjegjës për rikthimin e saj në formë dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Gjegjësisht, ajo aktualisht i është përkushtuar më së shumti kërcimit me litar.
Ky ushtrim rrit aftësitë kardiovaskulare dhe atletike, të cilat kontribuojnë në humbjen më të shpejtë të yndyrës dhe tonifikim më të mirë të trupit. Stërvitje të tilla janë prioriteti i saj dhe i bën më së shumti sepse beson se e kanë ndihmuar që të mos grumbullojë kilogramë të tepërt pas dy shtatzënive të para.
Ekspertët pohojnë se ky është një nga ushtrimet më efektive për humbjen e peshës dhe hulumtimet kanë treguar se aktivitetet me intensitet të lartë, si kërcimi me litar, luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kondicionit fizik, humbjen e depozitave të yndyrës dhe celulitit dhe kanë një efekt pozitiv në shëndetin dhe humorin.