Projektligji për amnistinë, Basha: Nuk ndryshoj qëndrim, nuk lejojmë lirimin e zyrtarëve të korruptuar

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se ndryshimi i tij mbi amnistinë penale nuk ndryshon. Gjatë fjalës së tij në mbledhje e Kuvendit Zgjedhor të degës nr.9, Basha nënvizoi se PD ofron mbështetje ndaj SPAK, por nuk do të lejojë që të lirohen të arrestuarit për korrupsion.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kutpojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale”, tha ai.

banner

Më herët, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se Basha po përdor politikisht projektligjin për amnistinë, duke moslejuar që shqiptarët që meritojnë ta përfitojnë, të bashkohen me familjet e tyre, mes të cilëve edhe të arrestuarit gjatë protestave të opozitës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy