44
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur ratifikimin nga Kuvendi i Shqipërisë të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Përmes një mesazhi në platformën X, Meloni ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falënderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni