82
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se të njëjtit u përfshinë në një rrahje.
Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në një rrahje. Të dyshuarit pas ftesës nga ana e policisë janë paraqitur në stacion dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.