Holandezi Rutte është gati të bëhet sekretari i ardhshëm i NATO-s: ka mbështetjen e Biden-it

by Merita

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është kandidati kryesor për të drejtuar NATO-n, kjo edhe për shkak të mbështetjes së madhe që ai ka siguruar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania.

Sipas Zërit të Amerikës, pasuesi i Stoltenberg, që largohet në tetor, do të marrë detyrën në një periudhë të vështirë me vazhdimin e mbështetjes së kushtueshme të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe frikës së çdo përshkallëzim do të mund ta vinte aleancën drejtpërdrejt në një luftë me Moskën.

banner

E themeluar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, NATO-ja është një aleancë politike dhe ushtarake e vendeve nga Amerika e Veriut dhe Evropa.

Në nenin 5 të traktatit themelues të NATO-s është mishëruar parimi i mbrojtjes kolektive sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus, që do të thotë se të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen. Aleanca aktualisht ka 31 vende anëtare me Suedinë që pret të bashkohet së shpejti.

Diplomatët thonë se Rutte është i vetmi kandidat zyrtar për postin në garën që zhvillohet prapaskenave, megjithëse disa thanë se emri i presidentit rumun Klaus Iohannis, ishte hedhur gjithashtu në diskutime jozyrtare kohët e fundit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy