Kevin De Bruyne në Arabinë Saudite, është një opsion që tashme ekziston. Disa klube nga Mbretëria duhet të pozicionohen këtë verë, pas Euro 2024, në përpjekje për të tërhequr dhe joshur Djallin e Kuq.
Këtij të fundit, i cili do te mbushë 33 vjeç, i vjen fundi i kontratës sezonin e ardhshëm dhe ende nuk e ka vazhduar kontratën. Gjë që mund të bëhet së shpejti, nëse do të besojmë komentet e Pep Guardiola në një konferencë për shtyp.
Trajneri i Manchester Cityt ka pranuar t’i përgjigjet thashethemeve për largimin e mesfushorit të tij. Sipas tij, i takon ‘KDB’ të bëjë një zgjedhje, por ai e ka një ide në mendje.
“Interesimi i sauditëve për Kevinin? Duhet t’ia bëni pyetjen atij. Do të doja që ai të qëndronte, por nuk e di se çfarë dëshiron. Kam dëgjuar për këto thashetheme, por nuk e di nëse ai ka marrë një ofertë, nuk e di nëse e dëshiron Arabia Saudite. Do të doja që ai të qëndronte në City deri në fund të karrierës së tij, por është vendimi i tij”, ka thënë Pep Guardiola.
Kevin De Bruyne mbërriti te City në vitin 2015. Ai tashmë ka luajtur afro 400 ndeshje me klubin anglez, ku ka fituar statusin legjendar. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme./Informim/