Italia merr vendim: Ndalohet celulari gjatë orëve të mësimit

by Merita

Ministri i ri i Arsimit në Itali Giuseppe Valditara ka deklaruar se në shkollat italiane, do të ndalohet përdorimi i celularëve. Vendimi do të jetë për gjithë sistemin bazë të shkollimit, duke përfshirë edhe një pjesë të shkollës së mesme.

Valditara tha për ‘Il Foglio’ se vendimi është marrë si për arsye arsimore, ashtu edhe për shkak se përdorimi i telefonave inteligjentë dhe tabletëve shpesh mund të krijojë tension mes nxënësve dhe mësuesve, duke çuar ndonjëherë edhe në akte agresioni ndaj stafit të shkollës.

banner

“Të mbrosh stafin pedagogjik do të thotë të mbrosh parimin e delegimit dhe autoritetit që është bordi jo vetëm i sistemit shkollor, por edhe i sistemit demokratik”, tha ministri, i cili pas marrjes së detyrës në vitin 2022 nxori një qarkore, ku përsëriti ndalimin në shkolla të telefonave inteligjentë në kopshte dhe shkolla fillore.

Vitin e kaluar, agjencia arsimore, kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO rekomandoi që telefonat inteligjentë të ndalohen nga shkollat në mbarë botën, me arsyetimin se ata shpërqendrojnë studentët dhe kanë një ndikim negativ në rezultatet e të nxënit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy