Gjyqi i Belerit, media greke ERT: Dëshmitarët e Prokurorisë plot kontradikta

by Nexhat

TIRANË – Gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, që u zhvillua gjatë ditës së sotme, është shtyrë për më datë 5 mars

Në lidhje me procesin ndaj Fredi Belerit, kanë reaguar mediat greke. Media helene ERT shkruan se avokati i Belerit gjatë seancës së sotme ka kundërshtuar provat e aktakuzës së paraqitur në gjykatë nga dy prokurorët, duke theksuar se nuk është ndjekur procedura e mbikëqyrjes ligjore dhe se provat e paraqitura në gjykatë janë të fabrikuara e të falsifikuara, me qëllim inkriminimin e të akuzuarit. Sipas mediave në Greqi, e gjitha kjo bëhet që Fredi Beleri të mos betohet si kryebashkiak i Himarës.

banner

Më tej, në artikull thuhet se dëshmitarët e prokurorisë kanë rënë në shumë kontradikta, lidhur me çfarë kanë pretenduar gjatë procesit. “Kujtojmë se dy prokurorët propozuan fajësinë e të pandehurit me dy vjet e gjashtë muaj burg”, shkruan ERT. Media greke kishte dërguar edhe një gazetar në Tiranë, që të ndjekë nga afër procesin ndaj Fredi Belerit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy