Kamberi: Nuk pranojmë të jemi pjesë e qeverisë së Vuçiqit

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi se Beogradi nuk tregon vullnet politik që çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës t`i qaset në mënyrë serioze, sepse pakicën shqiptare ende e konsideron problematike.

Kamberi tha se në takimin që ka patur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar për të pestën herë një listë me kërkesat e njëjta, por të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë deri më tani

banner

“Kërkesa jonë bazë është plani 7 pikësh me gjithë komponentët e tij. Vuçiq nuk dha ndonjë shpresë të caktuar se do të mund të bëhet. Komenti i tij ishte se do të na duhen konsultime me partnerët ndërkombëtarë lidhur me realizimin. Por duhet të potencohet se kemi të bëjmë me një dokument i cili nga Qeveria e Serbisë është aprovu më 4 qershor 2013. Pra thjeshtë ajo që ne jemi të interesuar me bisedu është dinamika e realizimit të këtij plani”, deklaroi Kamberi, për RTK

Ai tha se Vuçiq pret një moment të caktuar për të nisur realizimin e ndonjë kërkese, por sipas tij, kjo ditë nuk do të vijë derisa bashkësia ndërkombëtare të fillojë të ushtrojë një presion më të madh ndaj Serbisë lidhur me këtë temë.

“Përkëdhelja, e posaçërisht që Bashkimi Evropian po ia bën presidentit serb, po e liron atë nga përgjegjësia e realizimit të tre marrëveshjeve që ka me shqiptarët”, tha mes tjerash Kamberi.

Ai tutje tregoi se në këtë takim me presidentin serb nuk u diskutua fare për qeverinë, mandatarin, as për kandidatin për kryetar të parlamentit.

Kamberi deklaroi se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e qeverisë dhe kjo gjë sipas tij nuk do të ndodhë as nëse do të kenë ftesë nga presidenti Aleksandar Vuçiq

Sipas tij, para se të flitet për përfaqësim në qeveri, duhet të realizohen disa kërkesa të shqiptarëve.

“Derisa nuk kemi një plan të qartë për integrimin e shqiptarëve në gjyqësor, në polici, në inspeksionet republikane, në doganë e të gjitha shërbimet e tjera që veprojnë në komunat tona, në përfaqësimin tonë në 33 për qind në nivel rajonal. Nuk kemi pse bisedojmë as me Vuçiqin as me ndërkombëtarët, për përfshirjen tonë si marionetë në qeveri”, theksoi ai.

E duke folur për idenë e ripërcaktimit të kufijve, Kamberi tha se Lugina e Preshevës asnjëherë nuk dëshiron t’i imponojë agjenda Kosovës.

Ajo që është me rëndësi sipas tij është arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë përmes së cilës Serbia do ta njeh Kosovën

“Kjo sjell paqe në Ballkan. Në anën tjetër ne kemi ne kemi një referendum të vitit 1992 për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimin me Kosovën, dhe nëse një marrëveshje eventuale mes dy shteteve sjell një mundësi të atillë në kuadër të së cilës komplet Lugina e Preshevës, jo pjesë parciale të saj, të jenë pjesë e një territori në të ardhmen, atëherë është çështje që mund të vlerësohet. Por të futemi në një proces me të panjohura sigurisht se mund të jetë një rrezik”, deklaroi Kamberi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy