Irani hap qendrat e votimit për zgjedhjet legjislative, të parat pas protestave masive

by Merita

Në Iran janë hapur të premten kutitë e votimit, për herë të parë prej protestave kundër udhëheqësisë, më 2022. Zgjedhjet e së premtes po konsiderohen si shumë të rëndësishme për legjitimitetin dhe mbështetjen kombëtare për udhëheqësinë e Iranit – ndonëse pritet të ketë dalje të vogël. Apatia në mesin e votuesve mbetet e lartë, pas një periudhe trazirash të lidhur me vdekjen e një gruaje të re, e cila ka vdekur ka qenë në mbajtje policore për mosvendosje të hixhabit në “mënyrën e duhur”.

Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë vote. Në këtë vend janë duke u zhvilluar dy lloje zgjedhjesh, njëra për deputetët e rinj parlamentarë, dhe tjetra për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve. Asambleja zgjedh dhe mbikëqyr figurën më të fuqishme të Iranit, njëherësh komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, liderin suprem, i cili merr vendime kyçe për votuesit, sikurse liritë sociale dhe kushtet ekonomike.

banner

Të enjten, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei – i cili është në pushtet për më shumë se tri dekada – i ka inkurajuar votuesit që të dalin në votime. Ai ka thënë se mosdalja në zgjedhje “nuk zgjidh asgjë”. Media shtetërore ka tentuar t’i inkurajojë njerëzit që të dalin dhe të votojnë duke krijuar edicione maratonike për kandidatët.

Megjithatë, dalja në zgjedhje pritet të jetë e ulët. Një agjenci për sondazhe publike, e lidhur me shtetin, ka parashikuar dalje prej 41 për qind për zgjedhjet parlamentare. Nëse shifra është e saktë, ajo do të jetë më e ulëta në 12 zgjedhjet e fundit. Prej protestave mbarëkombëtare të vitit 2022, dhe shtypjes së tyre nga dora e shtetit, atmosfera në Iran është bërë shumë e rëndë dhe publikut i është shtuar ndjenja e pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Këtë vit, një numër rekord prej 15.200 kandidatëve kanë të drejtë të garojnë për 290 ulëset e parlamentit, por vetëm 30 prej tyre janë prej kampit reformist. Ata i kanë përshkruar zgjedhjet si “pa asnjë kuptim, të padrejta, dhe joefektive”. Të enjten, zyrtari amerikan Mathhew Miller, ka thënë se “një numër i madh i iranianëve” nuk kanë pritshmëri që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy