Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me dy të lënduarit nga shpërthimi në Lushnje të cilët u transportuan në Tiranë, për trajtim më të specializuar, një prej tyre deputeti i PS, Bujar Çela.
“Deputeti ka ardhur para një orë.
Është intervenuar në spitalin e Lushnjes, ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Erdhi këtu, ne rihymë sërish dhe sapo e futëm në sallë. Ka disa plagë në pjesën e barkut
Gjendja është stabël, ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë” tha ndër të tjera mjeku. Ai shtoi më tej se në gjendje të stabël është dhe punonjësi i plagosur i cili gjithashtu i është nënshtruar operacionit.