Moti sot në Kosovë

by Merita

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, me mundësi që të përcillen me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë pasditës.

Po ashtu, sipas Meteo Kosova, koncentrimet e pakta të pluhurit saharian do të vazhdojnë të jenë të pranishme mbi vendin tonë, në këtë mënyrë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy