Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë sot në një tubim të partisë së tij pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për shkak të vjedhjes së votave.
Vuçiq ka thënë sonte se dëshiron një fitore bindëse për partinë e tij në zgjedhjet e Beogradit, “në mënyrë që Beogradi të mbetet në duar të mira dhe të zhvillohet”.
Ai po ashtu tha se “nuk ka interes personal për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e reja në Beograd, por se ka interes si qytetar i Beogradit”.
Por, Vuçiq në fjalimin e tij është nxehur duke thënë se lufta po fillon. ” Le të jetë një luftë e panderprerë . Deri në fitoren përfundimtare” ka thënë Vuçiq në fjalimin e tij, i cili në rrjetet sociale është krahasuar me fjalimet e Hitlerit gjatë Rajhut të Tretë
Der serbische Präsident #Vucic musste nach dem enormen Druck aus dem Westen in Bezug auf Wahlen in #Belgrad klein beigeben – Wahl in Belgrad wird wiederholt.
— Vedran Dzihic (@vedrandzihic) March 3, 2024
Hier verlangt er von Funktionären den Kampf „bis zum finalen Sieg“. Kommende Wochen werden ganz sicher heftigst werden. https://t.co/JNSmNv51xd

