Statovci: Mungojnë 600 milionë euro që Serbia thotë që i ka sjellë në Kosovë, ato mund të jenë përdorur për akte kriminale

by Nexhat

Deputetja e GUXO-s, Jeta Statovci ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin ka qenë vendim i duhur dhe duhej të ndodhte kohë më parë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo përmendi edhe deklarimet e parave nga Serbia, si në mënyrë verbale si ato buxhetore.

banner

Statovci tha se vlera e këtyre deklarimeve kap vlerën e 800 milionë eurove, por që në sistemin financiar të vendit tonë, rezulton të jenë të deklaruara vetëm 200 milionë.

“Respektojmë vendimin e drejtë të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili është në të drejtën e saj, i cili duhej të ndodhte shumë më parë”.

“Është interesante që në kuadër të deklarimeve buxhetore mirëpo edhe deklarimeve verbale, Serbia flet për sjelljen e 800 milionë eurove faktikisht në Kosovë, pra dinar mirëpo në vlerën e 800 milionë eurove, mirëpo ato që deklarohen në doganë vazhdimisht rezultojnë të jenë 200 milionë”, u shpreh Statovci.

Ajo tha se në sistemin financiar ka një paqartësi të rreth 600 milionë eurove. E kjo sipas saj nënkupton  shpërlaje të parasë, financim të terrorizmit apo akteve të tjera kriminale.

“Kjo nënkupton që në sistemin tonë financiar ka paqartësi diku rreth 600 milionë. Këtu nënkuptohet edhe këqpërdorje e saj në raport me shpëlarjen e parasë, në raport me financimin e terrorizmit apo akteve të tjera kriminale”, deklaroi deputetja.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për sigurinë e një shteti të ketë transparencë financiare, dhe besoj se kjo është një e drejtë të cilën dhe Kosova e ka të drejtën si çdo vend tjetër për një kërkesë të tillë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy