28
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por edhe me reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe me shpejtësi prej 15-42 km/h, shkruan Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.