Haradinaj: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

“Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit.  Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë.  Shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për lirinë, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit”, shkroi Haradinaj.

Tutje ai tha se Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në

“Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë. Për secilin prej nesh, Epopeja e UÇK-së na e sjellë në vëmendje rëndësinë e lirisë që e gëzojmë. Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy