Pas prononcimit për media, Lajçak tregon edhe në X për takimin me Bislimin: U pajtuam t’i vazhdojmë diskutimet

by Nexhat

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka dalë me një njoftim pas takimit që zhvilloi me kryenegociatorin Besnik Bislimi sot në Prishtinë edhe në rrjetin social X. Ai bëri me dije se me Bislimin janë dakorduar që të vazhdojnë diskutimin, por nga Qeveria nuk janë deklaruar ende rreth këtij takimi të zhvilluar nga Lajçak.

Ai tha se në takim u fol për nevojën e “zbatimit pa vonesë” të marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi dhe tha se kanë rënë dakord që të vazhdojnë diskutimin shumë shpejt

banner

“[Isha] në Kosovë për një diskutim të rëndësishëm dhe të detajuar mbi dialogun me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. U theksua nevoja për zbatimin pa vonesë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe u adresuan çështjet urgjente që prekin dialogun. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy