Xhiroja e parafundit e sezonit mund ta përcaktojë kampionin e ri të Kosovës

by informim

Sot do të zhvillohet xhiroja e 35-të dhe e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Pesë ndeshje janë në program të fillojnë nga ora 15:00, ndërsa kjo xhiro mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit.

banner

Lideri Ballkani e ka të domosdoshme fitoren ndaj Ferizajt në shtëpi për ta ruajtur primatin në tabelë.

Aktualisht, therandasit i kanë dy pikë më shumë se përcjellësja kryesore dhe ekipi Portokalli s’guxon të gabojë

Nga ana tjetër, ferizajasit po ashtu kanë nevojë për pikë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës pasi rrezikojnë të bien nga liga.

Ndërkohë, fitoren të rëndësishme “si uji e buka” e ka edhe Drita, nëse dëshiron të shpresojë ende në titull të kampionit

Gjilanasit duhet ta mposhtin Malishevën dhe të tentojnë në ndonjë gabim eventual të kampionit aktual të Kosovës.

Në të kundërtën, nëse Drita nuk fiton e Ballkani po, therandasit do ta festojnë qysh sot titullin e kampionit.

Dukagjini synon fitore ndaj Trepçës ’89 për ta ruajtur vendin e katërt në tabelë,

Pikët ju nevojiten edhe mitrovicasve në luftën e tyre për të mbetur në ligë.

Në ndeshjet tjera, Prishtina llogarit në fitore ndaj të dorëzuarës Drenica, kurse Llapi e pret Gjilanin

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy