Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me dy vite burg

by Nexhat

Gjykata e Posaçme GJKKO ka dhënë vendimin këtë të martë duke e dënuar me 2 vite burg kandidatin fitues të Bashkisë së Himarë, Fredi Belerin.

Beleri akuzohet për manipulim të zgjedhjeve. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, ndërkohë Prokuroria e Posaçme SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të

Në fjalën e tij, Alfred Beleri kërkoi drejtësi dhe nuk e konsideron veten fajtor për asnjë akuzë.

“E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh”, tha ai.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore u dënua me 3 vite shërbim prove

Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy