Demokratët në Shqipëri kanë arritur pajtueshmëri për aktin final të bashkimit

by engel

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miratoi pas debatesh pasditen e sotme ndryshimet në statut, të cilat u miratuan më herët nga kryesia e PD-së së Rithemelimit. Sipas Edi Palokës, Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore, pasi është domosdoshmëri për bashkimin e PD.

“Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm tek anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutua dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë është hapja e procesit për zgjedhjet në degë”.

banner

Edhe Flamur Noka tha se vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

“Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore. Neni 46. pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51… ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimt të PD”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy