Ukrainasit e shndërrojnë ‘pick-upin” në “veturë makthi” për rusët

by Nexhat

Ukrainasit kanë shpërndarë fotografinë e asaj që tregon sesi kanë arritur të modifikojnë pajisjet e tyre luftarake në mungesë të armëve dhe municionit.

Në profilin zyrtar në X, ministria ukrainase e Mbrojtjes shpërndau fotografinë e asaj që duket sesi një pick-up është shndërruar në atë që po quhet “vetura e makthit”, që ka kapacitet të shkrep predha 122 milimetra

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të kërkojë nga perëndimi më shumë armë dhe municion, që të ndalë agresionin rus në vendin e tij

Kievi prej fillimisht të luftës është lavdëruar nga ekspertët e sigurisë për aftësitë që armët t’i modifikojnë dhe t’i shndërrojnë në diçka më vdekjeprurëse.

Megjithatë nëse vazhdon të ndihet mungesa e armëve dhe municionit nga perëndimi, ukrainasit do ta kenë të vështirë të ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse dhe të parandalojnë sulmet ruse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy