48
Mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në ATV ishte i ftuar mjeku kosovar dhe Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.
Sipas Reporteri.net, Kurtishi, ka thënë se vetëm në periudhën janar-shkurt, 280 persona janë paraqitur me kancer.
“Janar-shkurt kemi identifiku 280 raste me kancer, pra persona për herë të parë që fituan këtë sëmundje”, tha Kurtishi.
Në krahasim me vitin e kaluar, tha Kurtishi, ka pak ngritje të numrit.
“Por ka tendencë të rritjes”, tha ai.
Onkologjia, tha ai, është diçka e re në Kosovë.
“Më 2010 nisi puna”, tha tutje mjeku Kurtishi.