Dialogu Kosovë-Serbi, nuk priten rezultate nga takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve

by Nexhat

Kosova dhe Serbia janë në pritje të Bashkimit Evropian që të publikojë datën e takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve, ashtu siç paralajmëroi emisari Miroslav Lajçak. Mirëpo, marrë parasysh rrethanat aktuale, në Prishtinë nuk ka pritje për ndonjë rezultat konkret nga ky takim

Me paralajmërimin për një takim të radhës mes kryenegociatorëve në Bruksel, emisari i BE-së, Miroslav Lajaçk përmbylli vizitën disa orëshe një ditë më parë në Prishtinë

banner

Megjithëse, data e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në këtë nivel nuk dihet, në Prishtinë nuk ka pritje për ndonjë rezultat konkret nga takimi i radhës, por as nga të tjerët që mund të organizohen muajve të ardhshëm.

Kjo pasi, ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj thotë se Qeverisë Kurti nuk i sjellë dobi zbatimi i marrëveshjes që vetë e ka negociuar

“…Për faktin sepse ne çdo ditë e më tepër po e ndjejmë dhe po e shohim situatën që Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve dhe sigurisht që në këtë situatë që Qeveria e ka sjellë Kosovën buzë greminës, realizimi apo konkretizimi i marrëveshjeve të arritura vetëm sa do t’i faturohej kësaj qeverie dhe këtij estabilishmenti politik në vota nga qytetarët”, ka thënë Ahmetaj

Gjasat për ndonjë përparim në zbatimin e marrëveshjes bazike, i vlerëson të vogla edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa.

Si arsye ai përmend interesin e Serbisë për ta zvarritur procesin, por edhe mandatin e emisarit Lajçak, që çdo ditë e më shumë po i afrohet fundit.

“Palët tashmë janë strukur në pozicionet e tyre dhe nevojitet një ndryshim dhe një qasje më e gjerë për të shtyrë një implementim të obligacioneve që kanë marrë përsipër më herët palët, por edhe për të mos lejuar problematika të tilla minore siç mund të jetë çështja e dinarit, për t’u përdorur nga Serbia në kuadër të përpjekjes për ta penguar dialogun dhe për ta penguar çdo ecje përpara në trajektoren e saj”, ka thënë Çipa

Çipa nuk pajtohet me mundësinë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në Bruksel, pasi thotë se do të ishte kundërproduktive.

BE-ja insiston që kjo të ndodhë, por deri tani ka hasur në kundërshtim nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa Gjermania, përmes një përgjigje për TV Dukagjinin, i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë pjesë në çdo takim të dialogut, në të cilën ftohet nga BE-ja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy