​Deputetët miratojnë në parim projektligjin për KPM-në

by Nexhat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. 62 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ku 61 prej tyre kanë qenë pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji lidhur me monitorimin e mediave, përmes të cilit video-incizimet dhe audio materialet e mediave online, nuk është pritur mirë nga vetë mediat. Ky projektligj me rregulloret të cilat i përmban, është konsideruar si sulm dhe tendencë e qeverisë për të penguar mediat në punën e tyre.

banner

Në seancën e sotme plenare është miratuar edhe projektligji për sport. Kjo nismë legjislative ka marrë mbështetjen e 61 deputetëve.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar në lexim të parë edhe Projektligjin për tekstet shkollore me 62 vota pro

Ndërkaq, Kuvendi nuk pati kuorum për Projektligjin për gjendjen civile, pasi vetëm 54 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy