“Statusi i veteranit u shit në kafiteri për 3 mijë euro”, Balaj: Më vjen keq sot t’i them dikujt se kam qenë ushtarë i UÇK-së

by Nexhat

Ish-pjesëtari i Logjistikës në Shtabin e  Përgjithshëm të UÇK-së, Nebih Balaj ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën në të cilën ndodhen sot veteranët e UÇK-së.

Në RTV Dukagjini ai thotë se është për keqardhje se si janë fryrë listat e veteranëve të UÇK-së

banner

“E kam statutin e veteranit por nuk jam i kënaqur pasi listat shumë janë fryrë. Kryesisht fryrja e listave është bërë në baza politike. Secili për interesa të veta, për të përfituar më shumë vota”.

Madje Balaj thotë se sot  ndihet ngushtë kur i tregon dikujt që ka qenë ushtarë i UÇK-së.

“Më vjen keq sot t’i them dikujt se kam qenë ushtarë i UÇK-së. Na kanë humbur vlerën. Statusi i veteranit është shitur në kafiteri 3-4 mijë euro. Kjo është shumë i dhimbshme. Njoh njerëz që na kanë penguar në luftë sot e gëzon statutin e veteranit barabartë me mua”

Ai thotë se gjatë luftës me mijëra herë ka qenë i rrezikuar derisa ka shërbyer për të siguruar logjistikën e UÇK-së.

Balaj është i pakënaqur edhe me aspektin që roli i logjistikës së UÇK-së nuk po respektohet në raport me strukturat tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy