Latifi: Kisha Ortodokse serbe nuk është vetëm institucion fetar, por është kishë politike që i shërben Serbisë

by Nexhat

Në “Pressing” të T7, të enjten po diskutohet për tokat e Manastirit të Deçanit, temë e aktualizuar para mbledhjes së Këshillit të Evropës.

Blerim Latifi, profesor universitar, tha se Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar, por i shërben një shteti, Serbisë.

“Problemi është që Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar, ajo është kishë politike. Pra është një kishë që i shërben një shteti, që në këtë rast është Serbia”, ka thënë Latifi.

Por Latifi ka theksuar se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ia mundëson pronat kishës, duke thënë se nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijohet një precedent i rrezikshëm që të mos zbatohen edhe vendimet e tjera

“Është një vendim që nuk mundet me u shmang pa e cenu thelbin e këtij shteti, që nëse ne i shmangemi krijojmë precedente. Pra e transformojmë komplet natyrën e shtetit”, ka thënë Latifi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy