Zgjedhjet në katër komunat veriore, Elshani: KQZ-ja për herë të parë organizon një proces të tillë

by Nexhat

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka folur rreth procesit të referendumit ndaj katër kryetarëve verior.

Ai tha se qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat nga qeverisja e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Është hera e parë që KQZ organizon një proces të tillë”, tha Elshani.

“Çfarëdo rezultati final që del pas këtij procesi të votimit, pra është një rezultat ndoshta i vonë me vitet e mëparshme. Mos harroni se në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen zgjedhjet dhe realisht atje sot që më së shumti vuan është qytetari i Republikës së Kosovës i cili nuk ka arritur ndoshta të marr shërbimet konkrete nga qeverisja komunale nga kryetarët e komunave apo asambletë jofunksionale”.

Elshani bëri të ditur se ende nuk është e qartë se kush do të jetë mbikëqyrës i gjithë këtij procesi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy