17-vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin final të Kosovës

by Nexhat

Sot 17-vjet më parë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.

Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadiq, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

banner

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy