Çitaku thotë se gjykata në Hagë është shndërruar në mekanizëm përndjekës e që përpiqet të instalojë terror

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pas bastisjes së Sylejman Selimit e marrjes së Sami Lushtakut në zyrat e EULEX-it, është shprehur se të tilla skenare do të dështojnë.

Ndër të tjera ajo tha se edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur peng, ku sipas Çitakut është një proces absurd.

E për Gjykatën Speciale në Hagë tha se është kthyer në një mekanizëm përndjekës, njofton Klankosova.tv.

“Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.  Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës”, u shpreh kështu Çitaku në Facebook.

“Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin. Keni me dështu. Nuk iu frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse. Dielli do të lindë përsëri”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy