Ushtria izraelite ka konfirmuar se avionët e saj luftarakë shënjestruan atë që pretendonte se ishte “një strukturë ushtarake që strehonte operativët e Hezbollahut” në qytetin Khirbet Selm në jug të Libanin.
Media shtetërore libaneze raportoi se të paktën pesë persona u vranë në sulmin në fjalë dhe Hezbollah konfirmoi se tre prej tyre ishin anëtarë të tij.
Deklarata e ushtrisë izraelite në “X” tha gjithashtu se avionët e saj luftarakë sulmuan një ndërtesë në fshatin Aita al-Shaab, poashtu në jug të Libanit.
Gjithashtu bëhet e ditur se në fshatin Maroun al-Ras, në jug të Libanit, bombarduan edhe një vend lëshimi raketash antitank.