LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për tenderët njëburimor, Gashi: Shkelje e jashtëzakonshme

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së,  Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se kanë kërkuar të mbahet seancë e jashtëzakonshme për tenderët njëburimor.

Ai ka thënë se konsiderohet shkelje e jashtëzakonshme dhe burim i madh i korrupsioni.

“Me kërkesë të deputetes Hykmete Bajrami e përkrahur nga 39 deputetë tjerë u kërkua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me tenderët njëburimor që i ka dhënë Qeveria Kurti dhe sipas asaj që rezulton deri më tani është thyerje e çdo rekordi të mundshëm. Për sqarim për publikun, tender njëburimor nënkupton dhënien e kryerjes së punëve publike apo tenderëve publikë duke mos bërë shpallje publike por duke ftuar individualisht tre kompani dhe duke vendosur mbi bazën e preferencës së institucionit tenderues. Pra konsiderohet shkelje e jashtëzakonshme dhe në të nëjtën kohë konsiderohet burim i madh i korrupsionit. Deri tash konsiderohet se janë mbi 350 tenderë që janë realizuar në procedurën e prokurimit njëburimore. Në konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend dhe si rezultat i kësaj kemi propozuar rezolutë dhe po ashtu do të shohim mundësinë e krijimit të një komisioni parlamentar që do të merret me hetimin e kësaj problematike jashtëzakonisht të madhe që është shfaqur në qeverinë Kurti”, tha Gashi.

Ndërkaq shefja e Grupit Parlamentr të VV’së, Mimoza Kusari, tha se kjo seancë do të mbahet të enjten nga ora 10:00, teksa shtoi se nuk janë dakorduar për ndonjë seancë tjetër gjatë kësaj jave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy