PDK paralajmëron inicimin e Komisionit Hetimor për kontratat një burimore

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se do ta iniciojnë një Komision Hetimor për kontratat një burimore.

Sipas tij, vetëm në vitin 2023 në Republikën e Kosovës, janë lidhur rreth 544 kontrata një burimore, dhe siç tha ai, vlera e tyre shkon rreth 116 milionë euro.

“Janë kontrata që janë burim i korrupsionit, të negociara në tavolinë, që i shmangen konkurrencës, kontrata që dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe kur e sheh numrin e tyre kaq të madh dhe shumën kaq të madhe të konvertuar në euro, është shqetësuese. Si grup parlamentar i PDK-së kemi paralajmëruar që do ta inicojmë një Komision Hetimor për këto kontrata. Këtu nuk përfshihen kontratat sekrete nëpër të cilat nuk kemi qasje, nëse i shtojmë edhe ato, numri është shumë më i madh dhe i dëmshëm për buxhetin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Tahiri,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy