Komuniteti i Inteligjencës Amerikane parashikon rritje rreziku për përplasje ndër-etnike në rajon gjatë këtij viti

by Nexhat

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane sot kanë publikuar raportin vjetor të vlerësimit të kërcënimeve për vitin 2024.Në këtë raport është i përfshirë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajon për të cilin parashikohet rritje e rrezikut për dhunë  të lokalizuar ndër-etnike,

Publikimi potencon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojën situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik. Gjithashtu thuhet se aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojën dallimet entike për të rritur apo mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose edhe ër të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe institucionet euro-atnaltike.

banner

“ Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionin për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar një integrim më të madh ballkanik në institucionet e BE-së ose euroatlantike”, thuhet në këtë raport, shkruan Gazeta Express.

Tek rajoni i Ballkanit Perëndimor përmenden përplasja e serbëve në veri me institucionet e Kosoës që ka lënë të vdekur dhe të lënduar, përfshirë ushtarët e KFOR-it

Gjithashtu përmenden edhe hapat provokativ të ndërmarrë nga Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë.

“Përleshjet midis nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe lëndime, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023.Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto për Republikën Srpska. Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake (muslimane boshnjake) të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin forcat paqeruajtëse”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy