Në një intervistë për në RTSH, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj ndër të tjera ka folur edhe për Kosovën dhe gjendjen politike në vend. Në këtë intervistë ai ka thënë se, sipas tij, çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet të marrë, do të ishte mirë të konsultohej paraprakisht me partnerët e saj strategjikë.
“Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë. Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm”.
Fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.