Shëndeti fizik te fëmijët ne gjendje kritike – Fëmijët kosovarë janë 40% më pak të zhvilluar se sa vendet e rajonit

by Nexhat

Në Komisionin për arsim shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport, ku është diskutuar për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve, përfaqësues të Fakultetit të Edukimit Fizik kanë kërkuar që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.

Kjo sipas tyre është e nevojshme për shëndetin fizik e po ashtu edhe atë mendor të fëmijëve.

banner

Aktualisht në Kosovë janë dy orë në javë edukim fizik, ndërsa është thënë se në Kroaci i kanë 5 orë në javë.

Mungesa e aktivitetit të mjaftueshëm fizik dhe përdorimi i teknologjisë, sipas përfaqësuesve të Fakultetit të Edukimit Fizik, po ndikojnë në obezitetin e fëmijëve dhe në problemet tjera shëndetësore.

Musa Selimi, dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, tha se situata e fëmijëve në këtë çështje është kritike dhe duhet të ndërmerren masa.

Ai shtoi se nga parametrat e matura, gjendja te fëmijët është shqetësuese.

Sipas tij, dy orë edukatë fizike në javë në shkolla janë të pamjaftueshme dhe se orët në shkolla duhet të shtohen. Ai vlerësoi se nevojiten rreth 60 minuta në ditë aktivitet fizik për fëmijët.

“Arsyet pse kemi kërkuar këtë takim është nevoja që të ndryshojmë gjendjen kritike te fëmijët tanë në edukim dhe sport. Ne parametra që kemi matur, kemi ardhur ne përfundim që me vendin e rajonit jemi shumë larg. Në hulumtimin e fundit del që 40 për qind e perfomancës fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar se të tjerët në rajon. Mendoj se është një situatë kritike. Kemi realizuar edhe një projekt nga ambasada amerikane dhe te dhënat na dërgojnë në një situatë kritike. Ne kemi ardhur që këtë hall që ka vite që e diskutojmë në mënyra të ndryshme në vend e takime të ndryshme, por kemi hasur në vesh të shurdhër”, deklaroi Selimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy