Escobar: Vendimi për dinarin katastrofal, Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje

by Nexhat

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media para udhëtimit të tij në Prishtinë, ka  folur për dinarin. Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.

Escobar ka theksuar se SHBA s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime  të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai

“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy