Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur nëse SHBA vazhdon ta konsiderojë Qeverinë e Kosovës një partnere. Esocbar ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.
Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.
“ Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik.
Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobar